Korçë, 32 vjeçari godet me thikë motrën e tij

Korçë, 32 vjeçari godet me thikë motrën e tij

Kronika November 25, 2020 - 10:36

Ajo çka mund të përfundonte në një tragjedi dhe ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes është parandaluar në kohë në Kukës.

Një 32-vjeçar, i cili dhunoi dhe goditi me thikë motrën e tij ka rënë në prangat e policisë.

Pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, efektivët bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”. /tch