Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, iu gjet në veturë një revole

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, iu gjet në veturë një revole

Kronika November 24, 2020 - 21:37

Sot rreth orës 19:00 në Bresje të Fushë Kosovës, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia ka ndaluar një veturë të tipit Mazda dhe pas kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit S.N., 42 vjeçar, ka sekuestruar një revole të tipit TT, tetë copë fishekë dhe një karikator.

“I dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe ndaj tij është inicuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”. Në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri