Paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi seksualisht një grua në Prizren

Paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi seksualisht një grua në Prizren

Kronika November 24, 2020 - 16:39

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit A.B., i dyshuar për veprën penale "Sulm seksual".

Sipas Gjykatës, me datë 22.11.2020 rreth orës 18:30 në Prizren, derisa një grua ishte duke mbledhur kanaçe me djalin e saj, i dyshuari A.B., nën ndikimin e alkoolit i sihte afruar gruas dhe e kishte përqafuar. Viktima e kishte larguar dhe kishte filluar të bërtas duke kërkuar ndihmë, ku pastaj i dyshuari e kishte sulmuar me thikë viktimën dhe djalin e saj duke e goditur në krah, me ç'rast edhe i kishte shqyer xhaketën por pa i shkakuar lëndime.

"Duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, peshën dhe natyrën e veprave penale, këto sjellje të të pandehurit e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri, i njëjti mund të përsërisë veprat penale të natyrës së njëjtë, andaj është vlerësimi i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj, dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit", thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Zëri