Vidhet kasaforta në Prishtinë me vlerë prej 3500 eurosh

Vidhet kasaforta në Prishtinë me vlerë prej 3500 eurosh

Kronika November 24, 2020 - 08:58

Dje në rrugën “Shpejtim Rrobaj” të Prishtinës është raportuar vjedhja e një kasaforte nga një zyrë, në të cilën kishte para të gatshme rreth 3500 euro, raporton “Zeri.info”.

“Rr. ‘Shpetim Robaj’, Prishtinë, 23.11.2020 – 06:05. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3500 € para të gatshme, si dhe disa pako me cigare, vlera e të cilave ende nuk dihet”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Zëri