Arrestohen dy të mitur në Suharekë, shantazhuan shokun e tyre me foto

Arrestohen dy të mitur në Suharekë, shantazhuan shokun e tyre me foto

Kronika November 24, 2020 - 08:57

Policia e Kosovës pas një pune hetimore ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj të mitur nga fshati Grejkoc i Suharekës.

Ata dyshohen që përmes një profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar viktimës mashkull kosovar, i mitur, 150 € në mënyrë që të mos ia publikojnë disa foto komprometuese, transmeton “Zeri.info”.

“Janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri