Gjendet i vdekur dhe i gjakosur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë

Gjendet i vdekur dhe i gjakosur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë

Kronika November 24, 2020 - 08:50

Një vdekje e dyshimtë, që ka ndodhur të hënën në Pejë, është duke u hetuar nga Policia.

Të hënën rreth orës 13:55 në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë është raportuar në Polici se në shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete një burrë.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri