Arrestohen dy serbë në veri, dyshohen për vrasjen e një serbi tjetër në Lagjen e Boshnjakëve

Arrestohen dy serbë në veri, dyshohen për vrasjen e një serbi tjetër në Lagjen e Boshnjakëve

Kronika November 23, 2020 - 20:58

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me vdekjen e një qytetari, Lazar Gjokiq, i cili u gjet pa shenja jete mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.

Zëvendëskomandanti i policisë për veriun e Kosovës, Besim Hoti, tha ze janë arrëstuae dy të dyshuar dhe se policia është vënë në ndjekje edhe të një të treti.

"Të tre personat do të sillen në polici në lidhje me rastin e gjetjes së një trupi të pajetë në rrugën 'Luja Braja'. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë", tha Hoti, transmeton Zeri.info.

Ai konfirmoi se të arrestuarit janë dy të rinj të nacionalitetit serb, ndërsa shtoi se ekziston mundësia që mes të dyshuarve dhe viktimës të ketë pasur përleshje.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë. /Zëri