Punëtori i një marketi në Prishtinë detyrohet të punojë edhe pse është i infektuar me koronavirus

Punëtori i një marketi në Prishtinë detyrohet të punojë edhe pse është i infektuar me koronavirus

Kronika November 23, 2020 - 11:50

Policia e Kosovës ka raportuar se ka pranuar informatë se një person, i cili ka rezultuar pozitiv, ka vazhduar punën e tij në një dyqan ushqimor në Prishtinë, transmeton “Zeri.info”.

I dyshuari kishte konfirmuar për policinë se shefi i tij nuk i ka lejuar që të izolohet në shtëpi.

“Prishtinë, 22.11.2020 - 11:15. Pas pranimit të informatës se një person pozitiv me COVID-19 është duke punuar në një market, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin mashkull kosovar, i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetëizolim nga shefi i tij. Lidhur me rastin menaxherja e lokalit e dyshuara femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri