Pas një mosmarrëveshjeje babai tentoi ta sulmojë fëmijën trevjeçar në Prishtinë

Pas një mosmarrëveshjeje babai tentoi ta sulmojë fëmijën trevjeçar në Prishtinë

Kronika November 23, 2020 - 11:43

Pas një mosmarrëveshjeje me gruan bashkëshorti i saj, shtetas i Shqipërisë, ka tentuar që ta sulmojë fëmijën e tyre 3-vjeçar, raporton “Zeri.info”.

Lajmin në polici është raportuar nga bashkëshortja, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Prishtinë, 22.11.2020 - 14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, ka tentuar ta sulmojë fëmijën e tyre trevjeçar, mirëpo është ndaluar nga ankuesja. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri