Vdes ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Vdes ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Kronika November 23, 2020 - 08:10

Kjo e hënë ka nisur me lajme të hidhura për artin dhe muzikën. Mësohet se një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës tradicionale shqiptare, Ismet Peja, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ka qenë djali i tij, Visar Peja, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ndarë lajmin e trishtë.

“Jaran, nuk dita ndryshe e as nuk munda ndryshe me lajmëruar largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se për ne ke ngel i përjetshëm. Të fala bëji Mamës Jaran”, ka shkruar ai