Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Mbi 300 gjoba gjatë vikendit për ata që nuk respektuan masat anti-COVID

Mbi 300 gjoba gjatë vikendit për ata që nuk respektuan masat anti-COVID

Kronika November 22, 2020 - 19:23

Polica e Kosovës, ka shqiptuar mbi 300 gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat parandaluese për COVID-19.

Përmes një komunikate, policia bën apel tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit publik është një nga prioritet e të gjithë neve.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit publik është një nga prioritet e të gjithë neve.Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca”,thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës./Zëri