Dyshohet se i zhdukuri në Malishevë është kidnapuar, policia e bashkëfshatarët në kërkim të tij

Dyshohet se i zhdukuri në Malishevë është kidnapuar, policia e bashkëfshatarët në kërkim të tij

Kronika November 22, 2020 - 16:00

Ditën e sotme u lajmërua për një person të zhdukur në komunën e Malishevës, meqë rast famiiljarët kërkuan ndihmë nga qytetarët e vendit për ta gjetur atë.

Raportohet se Jetmir Rudi, 28 vjeçar, është zhdukur dje rreth orës 17:00 dhe familjarët nuk kanë pasur më mundësi kontakti me të.

Tashmë policia dhe bashkëfshatarët e fshatit Rud të Malishevës kanë dalë në kërkim të tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj ka njoftuar për Zërin se dyshohet që Jetmiri është kidnapuar duke qenë se familjarët kanë pranuar një fotografi të një personi që dukej i lidhur me litar. Momentalisht nuk dihet kur dhe ku është bërë ajo fotografi.

Gjurkaj ka theksuar se pritet që për kërkimin e të zhdukurit të angazhohet edhe njësia K-9./Zëri

Image