Aksident në magjitralen Prishtinë-Pejë, lëndohen dy persona

Aksident në magjitralen Prishtinë-Pejë, lëndohen dy persona

Kronika November 22, 2020 - 10:29

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 8:30 në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Vragoli.

Nga aksidenti u lënduan lehtë dy persona dhe u dëmtuan dy automjetet e përfshira, njofton per “Zeri.info”, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Rreth ores 8:30, eshte shkaktuar nje aksident trafiku me deme materiale dhe lendime te lehta trupore ne rr. Prishtine - Peje, konkretisht ne Vragoli. Njesiti kompetent per menaxhim dhe kontroll ne autostrade i PK -së eshte marr me rastin. Dy automjete kane qene te perfshira dhe dy persona kane marre lendime te lehta trupore”, njofton Hoxha.

Zëdhënësi po ashtu ka bërë thirrje te qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave të trafiku në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore./Zëri

Image

Image