Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Prishtinasit i digjet vetura në oborr

Prishtinasit i digjet vetura në oborr

Kronika November 22, 2020 - 10:01

Një veturë raportohet të ketë marrë flakë të shtunën në Prishtinë.

Rastin e ka lajmëruar në polici vetë pronari i veturës, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë, 21.11.2020 – 17:15. Ankuesi mashkull Kos. ka raportuar se pasi kishte parkuar veturën e tij në oborr kishte dëgjuar një krisme dhe pastaj ka vërejtur se vetura e tij ishte duke u djegur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi i zjarrit”, thuhet në raport.

Ankuesi nuk dyshon në askënd pasi nuk kishte ndonjë problem të mundshëm. Rasti është duke u hetuar./Zëri