Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Paraburgim për të dyshuarin që goditi një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes

Paraburgim për të dyshuarin që goditi një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes

Kronika November 21, 2020 - 13:17

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit V.B., i dyshuar për veprën "Rrezikim i trafikut publik".

Sipas Gjykatës i dyshuari duke drejtuar veturën në magjistralen Prizren-Gjakovë, pas mospërshtatjes së shpejtësisë kishte goditur këmbësorin tashmë të ndjerë A.M., dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

"Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë penale (arresti shtëpiak apo paraqitja në stacion policor), mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, dhe se masat tjera janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh rrethanat e lartpërmendura, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprimeve", thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Zëri