Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
 E infektuara me COVID-19 del nga vetizolimi, tentoi të kalonte kufirin

E infektuara me COVID-19 del nga vetizolimi, tentoi të kalonte kufirin

Kronika November 21, 2020 - 11:21

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua e infektuar me COVID-19 nuk u është përmbajtur rekomandimeve dhe ka dalur nga vetizolimi.

Sipas Policisë e dyshuara ka tentuar të kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri.

"Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi", thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Zëri