Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit në vend

Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit në vend

Kronika November 21, 2020 - 10:54

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy raste të vdekjeve të dyshimta.

Në qytetin e Mitrovicës, rreth orës 17:55 , një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka qenë duke jetuar e vetme në shtëpi.

“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, të premtën në komunën e Lipjanit rreth orës 15:02 një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion.

“Rr. Kongresi i Blinajës, Lipjan, 20.11.2020 – 15:02. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion”, thuhet më tej në raport të PK-së./Zëri