Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Aksident tragjik në Skenderaj, një i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Skenderaj, një i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë

Kronika November 20, 2020 - 21:24

Sot në një aksident trafiku në rrugën Runik-Klladernicë të komunës së Skenderajt ka vdekur një person ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në “Facebook”, teksa ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar. I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq i pari i Skenderajt ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion./Zëri