Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Dy aksidente trafiku në autostradën Veternik-Bresje

Dy aksidente trafiku në autostradën Veternik-Bresje

Kronika November 20, 2020 - 18:43

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur para pak minutash në Veternik-Bresje.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Barajm Krasniqi. Ai ka thënë se aksidentet kanë ndodhur në të njëjtën kohë mirëpo që nuk raportohet për persona të lënduar.

“Në ora 18:00, policia është njoftuar për dy aksidente trafiku në autostradë, segmenti Veternik-Bresje. Aksidentet kanë ndodhur përafërsisht në të njëjtën kohë, nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet e trafikut të autostradës janë duke u marrë me aksidentet”, tha Krasniqi për Zërin.