
Një motoçikletë dhe një veturë përfshihen në një aksident trafiku
Kronika
November 20, 2020 - 15:16
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen "Emshir" në Prishtinë, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për "Zërin" se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë ngasësi i motoçikletës dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Borovcit, me rastin po merret Njësiti i Trafikut. /Zëri