Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Paraburgim ndaj personit që kreu veprën penale “Kanosje”

Paraburgim ndaj personit që kreu veprën penale “Kanosje”

Kronika November 20, 2020 - 13:49

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit F.L., i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

"Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e Prokurorisë së Shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK- së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, si dhe rrethanat tjera personale që tregojnë rrezikun se ai mund të përsërisë veprën penale dhe të ndikojë në dëshmitarë", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, Elmaz Zenuni, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit e ka aprovuar si të bazuar në përputhje me dispozitat e KPPRK-së dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. /Zëri