Dyshohet për vetëvrasjen e një 72-vjeçari në shtëpinë e tij në Viti
Foto Ilustruese

Dyshohet për vetëvrasjen e një 72-vjeçari në shtëpinë e tij në Viti

Kronika October 26, 2020 - 21:08

Në fshatin Kabash të Vitisë, një 72 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 26.10.2020 rreth orës 17:50, Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se në fshatin Kabash komuna Viti dyshohet se një person i moshës shtatëdhjetë e dy (72) vjeç në shtëpinë e tij ka kryer vetëvrasje”, tha Hashani.

Ai tha se patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe krim teknikën kanë dalë në vendin e ngjarjes sikurse edhe ekipet mjekësore, të cilët edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë. Për momentin rasti trajtohet si "Vdekje e dyshimt". Hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale në bashkveprim me prokurorin”, tha Hashani. /Zëri