Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Fushë-Kosovë, ia grabisin 10 mijë euro derisa po shkonte t’i depononte në bankë

Fushë-Kosovë, ia grabisin 10 mijë euro derisa po shkonte t’i depononte në bankë

Kronika October 26, 2020 - 12:48

Një grabitje ka ndodhur sot në orën 09:00 në Fushë-Kosovë.

Dyshohet se dy persona kanë grabitur një shumë parash nga një person, i cili dyshohet se ishte rrugës për të deponuar paratë në një bankë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, raporton “Zeri.info”.

Rastin e ka konfirmuar për “Zërin” edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një rast grabitjeje, që ka ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialistë për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”.

Ajo më tej ka thënë se duke u mbështetur në informatat e para të grupit hetimor, që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash me shpejtësi me një veturë të dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Aktualisht Policia, e mbështetur edhe nga prokurori i Shtetit, po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar, si dhe vendndodhjen e tyre”, tha Ahmeti.

Ndonëse Policia nuk e ka konfirmuar, “Zëri” mëson se shuma e parave të grabitura është rreth 10 mijë euro. /Zëri