Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Policia mbyll një lokal në Vushtrri, ku po zhvilloheshin ilegalisht lojëra të fatit

Policia mbyll një lokal në Vushtrri, ku po zhvilloheshin ilegalisht lojëra të fatit

Kronika October 26, 2020 - 11:13

Policia në Vushtrri të dielën ka mbyllur një lokal, ku dyshohet se po organizoheshin ilegalisht lojëra të fatit.

Policia bën të ditur se pas pranimit të një informate se në një lokal zhvillohen lojëra të fatit njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast në lokal ka takuar pesë persona meshkuj kosovarë duke luajtur lojëra.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: tre TV, tri shtëpiza kompjuteri, tre monitorë dhe një skaner. Nga inspektorët komunalë është mbyllur lokali. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri