Dyshohet se vajza që u gjet dje në Drenas është dhunuar

Dyshohet se vajza që u gjet dje në Drenas është dhunuar

Kronika October 26, 2020 - 10:54

Egzona Ferati, nga Skenderaj, e cila ishte zhdukur kohë më parë dhe që u gjet dje në fshatin Çikatovë të Vjetër të Drenasit , dyshohet se është dhunuar.

Egzona ishte zhdukur nga 19 tetori, ndërsa u gjet pa ndjenja nga disa vullnetarë, që kishin filluar aksionin e kërkim-shpëtimit.

Në raportin e Policisë rasti i saj është cilësuar si “Dhunim”, transmeton “Zeri.info”.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar për rastin.

Raporti i plotë nga Policia:

Dhunim

Gllogoc: Më datën 25.10.2020, rreth orës 10:40, është gjetur viktima femër kosovare, e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar.