Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Gjendet 26 vjeçarja e zhdukur nga Skenderaj

Gjendet 26 vjeçarja e zhdukur nga Skenderaj

Kronika October 25, 2020 - 11:14

Egzona Ferati, vajza e zhdukur prej 19 nëntorit është gjetur sot.

Lajmin e ka konfirmuar, Ridvan Tahiri, nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e saj.

Përmes një video në Facebookun e tij, ai theksoi se 26 vjeçarja nuk është në gjendje shume të mirë shëndetësore por rëndësi ka që është gjetur, transmeton Zëri.

“Egzona nuk është bash në gjendje të mirë, por kryesorja është gjallë”, tha ai.

Ndërkaq kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, tha se ajo është gjetur në fshatin Gllanasellë dhe se ekipi mjekësor do t’i japë ndihmën e parë.

“Lajm i mrekullueshëm! Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë. Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmen e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore. Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, tha Jashari përmes një postimi në “Facebook”. /Zëri