I hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin ari e para

I hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin ari e para

Kronika October 24, 2020 - 12:57

Me datë 22.10.2020 në fshatin Duhël të komunës së Suharekës një person ka raportuar në stacionin policor se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë kryer vjedhje.

"Ankuesi m/k, ka raportuar se persona (ende) të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari të ndryshme (vlera nuk dihet), para të gatshme 1.000,00 (një mijë) €, një studio muzikore në vlerë rreth 250,00 (dyqind e pesëdhjetë) €, dhe janë larguar në drejtim të panjohur", thuhet në raportin e Policisë.

PK-ja bën të ditur se rasti është nën hetime. /Zëri