Një muaj paraburgim të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Një muaj paraburgim të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Kronika October 23, 2020 - 17:01

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit B.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Lëndim i rëndë trupor".

Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal – Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

"Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, dhe se po të gjendet në liri i dyshuari do të ndikojë në dëshmitarë eventualë por edhe në të dëmtuarin dhe me këtë do të pengohej rrjedha e procedurës penale", thuhet në njoftimin e Gjykatës