Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të akuzuarit për shitje të narkotikëve

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të akuzuarit për shitje të narkotikëve

Kronika October 23, 2020 - 13:31

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në lidhje me gjetjen e një personi të kërkuar, i cili ka kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve”.

Personi i kërkuar është Valdet (Muharrem) Berisha, 19.11.1988, Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PK-ja ka publikuar kontaktet se ku mund të raportoni për personin e kërkuar.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë);

039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë;

E-mail adresa: [email protected]. /Zëri