Gjendet i vdekur një person në Lipjan

Gjendet i vdekur një person në Lipjan

Kronika October 23, 2020 - 10:25

Gjatë së enjtes një person është gjendur pa shenja jete në komunën e Lipjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë njoftohet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka humbur jetën.

“Lipjan, 22.10.2020 - NN. Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri