Një muaj paraburgim personit, i cili dyshohet për vjedhjen e dymilionëshit

Një muaj paraburgim personit, i cili dyshohet për vjedhjen e dymilionëshit

Kronika October 22, 2020 - 14:39

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Në një njoftim për media nga Gjykata kanë bërë të ditur se i dyshuari me inicialet L.G. dyshohet për veprën “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”.

“Të pandehurit L.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar prej datës 21 tetor 2020 gjer më datën 20 nëntor 2020. Të pandehurit L.G. i është caktuar masa e paraburgimit, pasi mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengon rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin L.G. është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale”, thuhet në njoftim. /Zëri