E plagosi, më pas e goditi me shpuzore në kokë viktimën – paraburgim për të dyshuarin

E plagosi, më pas e goditi me shpuzore në kokë viktimën – paraburgim për të dyshuarin

Kronika October 21, 2020 - 10:42

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarit me iniciale SH.A., nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës.

Ai dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë një person tjetër e më pas edhe e ka sulmuar me shpuzore në kokë.

I pandehuri dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I dyshuari me iniciale SH.A. në fshatin Mushtisht, komuna e Suharekës, saktësisht në ambientin e pishinës ‘Freskia’, pronë e të dëmtuarit me iniciale Z.SH., me dashje e vë në rrezik jetën e tij, në atë mënyrë që me qëllim të privimit nga jeta e të dëmtuarit, me një pistoletë në dorë të kalibrit 9 mm, shkrep dy herë në drejtim të tij, të cilin arrin ta plagosë në këmbë, ku më pas i afrohet dhe sërish e godet me një shpuzore në kokë, dëshmitarët arrijnë t’ia marrin armën nga dora”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 19.10.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2020. /Zëri