Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë benzine në Vitomiricë

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë benzine në Vitomiricë

Kronika October 20, 2020 - 14:25

Më 12 tetor një viktimë mashkull ka raportuar se në fshatin Vitomiricë të Pejës, në një pompë të derivateve, ka ndodhur një rast grabitjeje, ku të përfshirë ishin të dyshuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre të dyshuarit, të cilët, sipas njoftimit të PK-së, kanë qenë të armatosur dhe kanë hyrë të armatosur në lokalin e viktimës.

“Sipas viktimës, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur të holla (pazarin ditor)”, njofton PK-ja, transmeton ‘Zëri”.

Sipas Policisë, njëri i dyshuar është i moshës 19-vjeçare dhe tjetri 29 vjeç.

“Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanë identifikuar veturën, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe më datën 19.10.2020 Policia e Kosovës arritur të arrestojë të dyshuarit: Z. V. i lindur më 2001-n, D. K., i lindur më 2001-n dhe B. P., i lindur më 1990-n”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se te personat e dyshuar është gjetur dhe është konfiskuar arma, e cila dyshohet se është përdorur në rast, e tipit “AK 47”, dy karikatorë dhe katërmbëdhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm. /Zëri