Tre persona kapen duke hyrë në Kosovë ilegalisht nga Serbia

Tre persona kapen duke hyrë në Kosovë ilegalisht nga Serbia

Kronika October 20, 2020 - 10:51

Tre persona janë kapur nga Policia e Kosovës duke hyrë ilegalisht nga Serbia.

Në fshatin Novosellë të Kamenicës policia e Kosovës të hënën ka ndaluar një veturë me targa të huaja, në të cilën ishin tre të dyshuar meshkuj kosovarë, që nga Serbia kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur kontrolleve kufitare.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që ndaj të njëjtëve të iniciohet lënda e rastit dhe të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Zëri