28-vjeçari nga Kosova arrestohet në Shqipëri pasi tentoi të korruptonte policin me 20 euro

28-vjeçari nga Kosova arrestohet në Shqipëri pasi tentoi të korruptonte policin me 20 euro

Kronika October 20, 2020 - 10:11

Një 28-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Shqipëri pasi tentoi t’i korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Policia shqiptare përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë momentit që punonjësit e Policisë po ia kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative drejtuesit të mjetit “Audi”, shtetasit Gj. T., 28 vjeç, nga Kosova, ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke ua dhënë një kartëmonedhë 20 euro.

“Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin e këtij shtetasi në DVP Lezhë dhe në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar kanë bërë arrestimin 28-vjeçarit për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”, thuhet në njoftim. /Zëri