Humb kontaktin me familjen një vajzë nga komuna e Skenderajt

Humb kontaktin me familjen një vajzë nga komuna e Skenderajt

Kronika October 19, 2020 - 23:43

Një vajzë nga komuna e Skenderajt është raportuar e zhdukur. Që tri ditë familjarët e saj nuk janë në dijeni se ku gjindet vajza e tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, deklaroi për “Zërin” se në orët e mbrëmjes familjarët e kanë raportuar rastin në Polici.

“Në orët e mbrëmjes në Stacionin Policor të Skenderajt, nga anëtarët e familjes është raportuar një 24 vjeçare e zhdukur. Rasti është inicuar si person i zhdukur”, tha Zahiti.

Ndërkaq, për gjetjen e saj është angazhuar edhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ridvan Tahiri, i cili është pjesë e grupit të vullnetarëve për kërkim-shpëtim, e të cilët deri tani kanë arritur të gjejnë disa persona të raportuar të zhdukur. /Zëri