Viti 2020 shënon rritje të rasteve të dhunimeve seksuale në Kosovë

Viti 2020 shënon rritje të rasteve të dhunimeve seksuale në Kosovë

Kronika October 19, 2020 - 13:45

Në këta nëntë muaj të këtij viti rastet e dhunimeve seksuale kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka prezantuar raportin e Prokurorisë së Shtetit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Lumezi tha se gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave ka ofruar ndihmë profesionale për 1277 raste të viktimave, prej tyre 1145 kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Ai ka shprehur shqetësimin edhe për rritjen e rasteve të dhunimeve seksuale gjatë këtij viti.

“Po ashtu është vërejtur një shtim i rasteve të dhunimeve seksuale, ku gjatë kësaj kohe janë shënuar 23 raste, si dhe 25 raste të tjera të ngacmimeve seksuale”, ka thënë kryeprokurori i Shtetit gjatë fjalimit të tij në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”. /Zëri