Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore
Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Kronika October 18, 2020 - 20:11

Sonte një shtëpi në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Policia ka konfirmuar se sot rreth orës 19:10 një shtëpi në rrugën “Migjeni” në kryeqytet është përfshirë nga zjarri dhe menjëherë njësitet policore bashkë me zjarrëfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, ka bërë të ditur për “Zërin” se zjarrfikësit janë duke e lokalizuar zjarrin në këto momente dhe se nuk paraqitet ndonjë rrezik për banoret.

“Me date 18.10.2020 rreth orës 19:10 ne Rr. Migjeni është raportuar se është duke u djegur një shtëpi. Njësite policore kanë dal ne lokacionin ku është duke u djegur shtëpia. Po ashtu aty kanë dal edhe zjarrfikësit te cilët janë duke e lokalizuar zjarrin, ne këto momente nuk paraqitet ndonjë rrezik për banoret. Nga KEDS-i është ndalur rryma dhe ne lokacion kanë dal edhe emergjenca ku për shkak te tymit, një banor ka pasur nevoje për tretman mjekësor. Njësitet kompetente janë duke u marr me vendin e ngjarjes sipas procedurave te parapara”, ka thënë Hoxha për “Zërin”.