Aksident me të lënduar në Pejë (Foto)

Aksident me të lënduar në Pejë (Foto)

Kronika October 18, 2020 - 16:09

Në qytetin e Pejës ka ndodhur sot një aksident trafiku.

Policia ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot rreth orës 15:00 në qendër të qytetit ka persona të lënduar por nuk dihet ende numri i personave të lënduar.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova ka thënë për “Zërin” se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Ka ndodhur në orën 15:00 një aksident mes dy veturave. Mund të konfirmoj se ka persona të lënduar. Por, për natyrën e lëndimeve dhe numrin e të lënduarve akoma nuk e dimë, sepse njësitet policore janë në spital duke marr detajet lidhur me rastin”, tha Rugova.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga aksidenti ku shihet se njëra prej veturave është rrokullisur në rrugë./Zëri

Image