Leposaviq, 13 automjete taksistësh ndalohen nga Policia, kapen duke kontrabanduar emigrantë sirianë

Leposaviq, 13 automjete taksistësh ndalohen nga Policia, kapen duke kontrabanduar emigrantë sirianë

Kronika October 18, 2020 - 09:46

Në Leposaviq janë ndaluar 13 automjete të një kompanie taxi, në të cilat gjendeshin gjithsej 52 emigrantë nga Siria.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe pasi janë intervistuar vozitësit në cilësinë e dëshmitarit, janë liruar.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 19:20, njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë./Zëri