Rekruton për punë të detyrueshme tri viktima të mitura, arrestohet i dyshuari

Rekruton për punë të detyrueshme tri viktima të mitura, arrestohet i dyshuari

Kronika October 18, 2020 - 09:11

Një person, mashkull kosovar, është arrestuar gjatë së shtunës si i dyshuar për rekrutimin për punë të detyrueshme të tri viktimave.

Rasti ka ndodhur në komunën e Drenasit dhe cilësohet si vepër penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

Viktimat, të tre, ishin meshkuj kosovarë të mitur dhe janë trajtuar sipas procedurave.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Zëri