Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Një muaj paraaburgim ndaj të dyshuarit që ushtroi dhunë familjare

Një muaj paraaburgim ndaj të dyshuarit që ushtroi dhunë familjare

Kronika October 17, 2020 - 17:01

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit G.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Dhuna në familje".

"Gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal - Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, e cila masë do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK – Prishtinë dhe në të njëjtë kohë të bëhet ekzaminimi i të dyshuarit", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Në këtë njoftim po ashtu bëhet e ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se është i nevojshëm ekzaminimi psikiatrik i të dyshuarit, respektivisht për konstatimin e natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore, llojin e ndikimit që mund të ketë sëmundja mendore, në të kuptuarit e veprimeve të pandehurit si dhe vlerësimin e aftësive të tij për ta mbrojtur veten dhe aftësitë që të konsultohet me persona tjerë. /Zëri