Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
1168 gjoba për ata që nuk respektuan masat antikoronavirus

1168 gjoba për ata që nuk respektuan masat antikoronavirus

Kronika October 17, 2020 - 12:57

Numër i madh i qytetarëve po vazhdojnë të mos e respektojnë ligjin anti-COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 1168 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, transmeton Zeri.info.

Këto gjoba janë publikuar në kuadër të një raporti të publikuar sot nga Policia.

Një numër më i madh i gjobave janë shqiptuar edhe për shkelësit e rregullave të trafikut, ku sipas këtij raporti të policisë të hënën janë shqiptuar 1123 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur po ashtu 52 aksidente trafiku, ku 24 kanë me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 25 persona./Zëri