Vdes aksidentalisht një kosovar në vendin e punës në Zvicër

Vdes aksidentalisht një kosovar në vendin e punës në Zvicër

Kronika October 17, 2020 - 11:13

Avdyl Avdylaj nga fshati Zabërgjë i Klinës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka vdekur vëllai i tij Vesel Avdylaj.

Siç shkruan vetë Avdyli, vëllai i tij ka vdekur aksidentalisht në vendin e punës në Zvicër.

“Dje me 16 tetor aksidentalisht në vendin e punës në Zvicër ndërroi jetë vëllau jonë,Vesel Cen Avdylaj, duke na lënë përherë të pikëlluar familja Avdylaj. Ishalla për gjenet Vlla”, ka shkruar Avdylaj. /Zëri