Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Obiliq, një i mitur kosovar sulmohet nga dy persona të nacionalitetit serb

Obiliq, një i mitur kosovar sulmohet nga dy persona të nacionalitetit serb

Kronika October 16, 2020 - 15:15

Dy meshkuj, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, dyshohet të kenë sulmuar një të mitur, mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

“Duke u bazuar në informacionet e deritanishme, dyshohet se shkak i incidentit, rrahjes së ndodhur jashtë objektit të shkollës, në afërsi të hekurudhës, ka qenë një mosmarrëveshje verbale në mes tyre”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Njësitë policore menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur të sigurojnë informacione se viktima mashkull, shtetas i Kosovës i nacionalitetit shqiptar (i mitur), nxënës i shkollës fillore në Plemetin, ishte sulmuar nga disa të dyshuar (po ashtu të mitur), nxënës të shkollës fillore “Shën Sava” në Plemetin.

Njësitë policore kanë arritur të identifikojnë dy të dyshuarit shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe në koordinim me organet e drejtësisë. /Zëri