Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë
ilustrim

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë

Kronika October 16, 2020 - 14:51

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin “Duplex” dhe ka vënë në pranga 1 person e 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas bluvë të Tiranës këta dy persona shpërndanin kokainë në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Duplex”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M.T.”, njofton Policia.  

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme./tvklan.al