Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Sonte në autostradën Prishtinë – Pejë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton Zeri.info.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se sot rreth orës 19:15, janë informuar se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, saktësisht në hyrje të fshatit Henc, kanë marrë informacione se ka ndodhur gjuajte me armë zjarri.
“Me datën 04.10.2020 rreth orës 19:15, është pranuar informata se në Autostradë drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc, ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri . Njesia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë për “Zërin” se deri tani nuk është raportuar për ndonjë person te lënduar dhe policia po kryen hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti./Zëri