Djali ha babain për 7 ditë me radhë në Serbi

Djali ha babain për 7 ditë me radhë në Serbi

Kronika October 03, 2020 - 17:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen periferike të Beogradit Glogonjski, ku i biri ka ngrënë të atin e tij për shtatë ditë me radhë.

Mediat serbe bëjnë me dije se i riu, me probleme të prapambetjes mendore, ka ngrënë trupin e babait për shtatë ditë deri sa policia hyri në apartamentin e tmerrit, shkruan abcnews.al.

Policia u sinjalizua nga fqinjët, të cilët kishin tentuar për disa ditë të lidheshin me të moshuarin, por në pamundësi dhe në kushtet kur nga apartamenti dilte një erë e keqe, u detyruan të njoftonin forcat e rendit.

Pasi hynë në banesë, policët gjetën copa të trupit të të moshuarit si edhe djalin e tij që fshihej në një pjesë të banesës duke qenë shumë i trembur dhe i përhumbur.

Dyshohet se akti i kanibalizmit ka ndodhur pasi djali me probleme nuk ka patur çfarë të hajë pasi i ati kishte vdekur duke u detyruar që të konsumojë pjesë të trupit te babait.

I riu u transferua menjëherë në spital ku po merr trajtimin e duhur.