Aksident në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Aksident në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Kronika September 29, 2020 - 21:32

Sot rreth orës 18:17 minuta në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar tre persona. Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila tha se aksidenti ka ndodhur në mes një kamionete dhe një automjeti.

Sipas saj, tre personat e lënduar pas lëndimeve të marra gjatë aksidentit është dashur të marrin tretman mjekësor.

“Me datë 29.09.2020 rreth orës 18:17 në rr. Prishtinë – Fushë Kosovë , është raportuar për një aksident trafiku mes një kamionete dhe një automjeti. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona për të cilat kanë pranuar dhe tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.