Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë

Kronika September 29, 2020 - 16:14

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet B.M për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Në një njoftim për media nga Prokuroria Speciale është bërë e ditur se i pandehuri B.M gjatë periudhës kohore nga janari i vitit 2013 deri në vitin 2014 në bashkëpunim me disa të tjerë në mënyrë ilegale u kanë siguruar dokumentet e nevojshme migrantëve të cilët ishin të interesuar për të dalë jashtë Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M. gjatë periudhës kohore nga janari i vitit 2013 deri më 14.07.2014, në regjionin e Prizrenit dhe tërë territorin e Kosovës, në bashkëpunim me të pandehurit B.A., S.R., R.D., H.P. dhe L.G dhe të tjerët, i kanë gjetur migrantët e interesuar për të dalë jashtë Kosovës në mënyrë ilegale pasi që ua kanë siguruar dokumentet e nevojshme, duke përfshirë pasaportat dhe lejet e qëndrimit, migrantëve të interesuar që të shkojnë në Bashkimin Evropian, në mënyrë të kundërligjshme dhe pas marrjes së pagesave nga migrantët që silleshin deri ne 5000 euro për person, i kanë dërguar migrantët përmes Serbisë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mesin e të cilëve edhe migrantët: M.M., R.G., T.K., B.K., B.K., F.B., F.B., L.G., E.G., N.G., B.Q., I.S., M.Z., Y.Y., D.H., I.F., B.K., L.H.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i akuzuarit B.M. në muajin shtator të këtij viti, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.